June 23, 2021

Gazeta Ime

Melisës, Mevlanit apo Anës, kujt do ti kërkonte të mos këndonte më? Sindi jep përgjigjen e papritur

Në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi këtë të enjte ishte e pranishme një nga personazhet më të komentuar të ekranit shqiptar kohët e fundit, për faktin se ishte një 22-vjeçarë që nuk kishte asnjë eksperiencë dashurie. Sindi Loci e atakuar shpesh edhe për faktin se ishte nje vajzë e virgjër, ka qenë pjesë e debate të forta në Përputhen. Ajo tha për ‘Abc e Pasdites’ se nuk e tregoi virgjërinë për të përfituar hapësirë dhe vëmendje mediatike, por sepse përfaqësues të produksionit e pyetën dhe u përgjigj sinqerisht.

“Unë zgjodha që të isha tërësisht e sinqertë. Përderisa unë shkova në një program dashurie dhe zgjodha që të jem totalisht transparente dhe me djemtë që kisha përpara po edhe me publikun”.

Ajo hodhi poshtë të gjithë mendimet se çështja e virgjërisë ishte një politikë e saj për të tërhequr vëmendjen duke nënvizuar edhe njëherë “ Unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë dhe do isha më e sulmuara. Unë nuk e thashë, unë u pyeta”.

Nëse vazhdon akoma etiketimi apo persekutimi i të qenit e virgjër edhe pas programit, Sindi iu përgjigj me të qeshur se “do të vazhdoj gjithmonë mendoj, edhe pasi unë të jem martuar të kem fëmijë”.

Gjatë intervistës u ndalën tek konkurrentët e tjerë, e në veçanti tek ata që kanë bërë edhe këngë. Fenomen për të cilin Ermali e pyet Sindin se si e ka parë dhe se reagimi që ka bërë në rrjetet sociale ishte pikërisht për Anën.

“Muzika është një profesion shumë I vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”.

Ermali e pyet se mes Melisës, Mevlanit dhe Anës kujt do ti kërkonte të mos këndonte më?

Ajo tha: Të treve. Është e tmerrshme.